SHPËRNDAJE

FC Drita, sot e ka prezantuar edhe përforcimin më të ri. Bëhet fjalë për futbollistin Ardian Limani, i cili në sezonin e ri do ta bartë fanellën bardhekaltër.

“Njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Kosovë, Ardian Limani,rikthehet pas një sezoni e gjysmë të kaluar në klubin e Feronikelit, ku u shpall kampion në sezonin e parë.

Ardi e ka ndjekur rrugën e zemrës duke iu bashkuar projektit të Dritës edhe pse në drejtim të tij kishte oferta të tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas./GazetaDirekt.