SHPËRNDAJE

KB Sigal Prishtina, ka konfirmuar se ka arritur të përforcohet me një basketbollist të huajë, lajm të cilin e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare të klubit.

“Ashtu siç edhe ju premtuam, këtë edicion skuadra kompletohet shumë më herët andaj vlugun e përforcimeve e fillojmë me Zeek Woodley, një lojtar i pozitës 2 që vie nga liga NCAA përkatësisht nga kolegji Northwestern State.

Woodley 23 vjeç, i gjatë 187cm vitin e fundit në kolegj kishte mesatare prej 17 pikë për ndeshje me 41% saktësi për 3 pikë. Veç asaj ai njihet mjaft për lojën atraktive dhe ngulitjet e shumta që pritet ta elektrizojnë palestrën tonë.

Vlen të ceket se Woodley është koshashënuesi më i mirë në histori të kolegjit të tij.

Në ndërkohë ai pasi që ka parë disa pamje nga atmosfera që mbizotëron në palestrën tonë ka thënë që mezi pret të luaj para publikut vendas. Ky është vetëm fillimi i verës së nxehtë që po na pret për Champions League”, thuhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti.