SHPËRNDAJE

Dani Alves do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Manchester City është afër transferimit të mbrojtësit të djathtë të Juventusit, Dani Alves, mëson Goal transmeton Gazeta Express.

City ka kohë që po kërkon një mbrojtës të djathtë dhe ish lojtari i Barcelonës shihet si ideali për atë pozitë, teksa edhe Alves është i lumtur me idenë e bashkimit me Pep Guardiolan.

Klubi anglez gjithashtu është duke kërkuar edhe Benjamin Mendy, mbrojtësin e majtë të Monacos dhe Kyle Walker, mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit. /Express/