SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli  ka pësuar një lëndim, andaj nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen ku përfaqësuesja jonë do të luajë kundër Turqisë të vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.Ai këtë lajm e ka konfirmuar përmes një postimi në facebook e tij.

“Të dashur tifozë të përfaqësueses së Kosovës, të dashur DARDAN edhe pse jam i ftuar për ndeshjen kundër Turqisë, për shkak të një lëndimi nuk do të mund të ndihmoj përfaqësuesen në këtë ndeshje. Skuadrës tonë i dëshiroj një rezultat pozitiv dhe fitoren e parë”, ka përfunduar,Kololli.