SHPËRNDAJE

Kosova ka shënuar një tjetër sukses të madh në fushën e sportit.

Si një nga sferat më të suksesshme të këtij vendi, sporti i ka dhënë fytyrë të bardhë Kosovës edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, në Baku të Azerbajxhanit.

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar në vendin e 26-të në këtë Festival, nga total 50 shtete pjesëmarrëse, përcjell lajmi.net.

Ky sukses erdhi edhe falë meritave të sportistit Muhamet Ramadani, i cili me vete morri një medalje ari.

Në këtë renditje, Kosova qëndron para vendeve si Serbia, Greqia, Hungaria, Zvicra etj.