SHPËRNDAJE

Klubi i Liverpoolit ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka ndërprerë interesimin për transferimin e mbrojtësit të Southamptonit, Virgil van Dijk.

Reds i kanë kërkuar falje publike pronarit, bordit të drejtorëve dhe fansave të Southamptonit, për shqetësimet e krijuara ditëve të fundit.

“Liverpoolit i vjen keq për spekulimet e fundit të mediave lidhje me klubin e Southamptonit, dhe transferimin e lojtarëve ndërmjet dy klubeve ”, thuhet në komunikatën e klubit të Liverpoolit.

“ I kërkojmë fale pronarit, bordit të drejtorëve dhe fansave të Southamptonit për ndonjë keqkuptim në lidhje me Virgil van Dijkun. Respektojmë pozicionin e Southamptonit dhe konfirmojmë se kemi ndërprerë interesimin për lojtarin”, përfundon njoftimi.