SHPËRNDAJE

Pronari i RB Leipzig, Dietrich Mateschitz, ka zbuluar se klubi ka marrë një ofertë prej € 75milionë (£ 66.3m) për  futbollistin,  Naby Keita.

Mesfushori është një objektiv i lartë për ekipin e Jurgen Klopp këtë verë,e një ofertë  prej 65 milionë eurosh (57 milionë funte) është refuzuar.

Megjithatë, Mateschitz ka zbuluar që një ofertë më e lartë është paraqitur për Keita, edhe pse ai ka përsëritur se klubi nuk dëshiron të shesë pasurinë e tyre të çmuar.

Mateschitz tha: “Kohët e fundit kemi marrë një ofertë prej 75 milion eurosh për Naby Keita, por ai ka një kontratë dhe ai do ta realizojë atë.

“Të shesim  atë nuk do të jetë vetëm një dëshmi e mosbesimit ndaj tifozëve tanë”, ka përfunduar, Mateschitz./GazetaDirekt.