SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit ka arkëtuar tri pikë të reja pas fitores ndaj Ulpianës të cilën e mposhti me rezultat të thellë 6-0.

Golat për skuadrën e Tahir Batatinas u realizuan nga Veliu (3), Ramadani, Begolli dhe Selmani.

Tri pikë të reja i ka marrë edhe Drita që ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit në udhëtim me golat e Simonovskit dhe Ajzerajt.

Kurse kampioni aktual Prishtina e ka mposhtur Malishevën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0. Golat për bardhekaltërit u realizuan nga Besnik Krasniqi që shënoi dy herë nga penalltia.