SHPËRNDAJE

Duket se pritet vetëm zyrtarizimi, Romelu Lukaku do të luajë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.

Romelu Lukaku shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i Manchester Unitedit. Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale legjenda e “Djajve të Kuq”, Phil Neville, i cili i ka uruar fat në aventurën e re.

“La një klub të madh dhe iu bashku një tjetër klubi të madh. Urime Lukaku”, ka shkruar Neville në Instagram.

Transferimi i Lukakus do të thotë se Jose Mourinho ka hequr dorë nga Alvaro Morata i Real Madridit.

Për belgun interesohej edhe Chelsea, por 24 vjeçari preferon “Djajtë e Kuq”. /Ekspres/