SHPËRNDAJE

Klubet kosovare janë duke u përgatitur për sezonin e ri të garave, e karakteristikë është lëvizja e madhe e futbollistëve  që po ndërrojnë ambient duke u transferuar në klube të ndryshme.

Por futbollisti Shkëlzen Lushtaku, ende nuk ka vendosur se cilës skuadër do t’i takojë në edicionin e ri. Ai tregon se ka oferta nga Superliga, Liga e Parë, por që mbetet ende në bisedime me Drenicë.

“Kam marrë oferta nga skuadrat e Ligës së Parë, një e Super Ligës, derisa jam në bisedime edhe me Drenicën . Besoj që brenda kësaj jave do të bëj publike të ardhmen time”, ka thënë për GazetënDirekt, Lushtaku.

Mbrojtësi i djathtë  i Drenicës ka qenë futbollist kyç në skuadrën kuqezi, por në ditët në vazhdim do të shohim se cilit ekip do t’i takojë ai në sezonin e ri./GazetaDirekt.