SHPËRNDAJE

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, ka thënë se klubi është shumë afër  nënshkrimit me futbollistin e  Real Madrid, Mariano Diaz.

“Ne  jemi duke studiuar dy zgjedhje, pasi që ne jemi duke kërkuar më shumë se në një transferim. Ne kemi qenë duke ndjekur atë për një kohë.

Kemi dëgjuar gjëra të mira nga Karim Benzema.  Ne gjithashtu kemi raporte  të mira me presidentin Florentino Perez dhe trajnerin, Zinedine Zidane.

Sipas Zinedine dhe Karim,  ai cilësohet si një lojtar shumë i mirë. Ai është i ri, i fuqishëm dhe shumë ambicioz”, kanë thënë përfaqësuesit e klubit francez.

Për Diaz,  interesim kanë shprehur klubet si Tottenham, Liverpool, Sevilla dhe Atletico Madrid./GazetaDirekt.