SHPËRNDAJE

Real Madrid nuk do të gjejë  një zëvendësim për Alvaro Moratën, nëse sulmuesi ndërkombëtar i Spanjës do të largohet gjatë këtij afati  të transferimit, raporton AS.

AC Milan dhe Chelsea kanë qenë të lidhura me ofertat për Moratën, pasi Manchester United me sa duket përfundoi interesimin e tyre,  pas sjelljes së Romelu Lukaku nga Everton.

Madridi dëshiron që Morata të qëndrojë për një tjetër sezon, por nëse vlerësimi i tyre prej 90 milionë eurosh është plotësuar, ata nuk do të shpenzojnë për të sjellë një sulmues tjetër./GazetaDirekt.