SHPËRNDAJE

FC Ballkani, këtë edicion të garave në Superligën e Kosovës  në futboll, po tregon se është një skuadër që nuk po njeh kundërshtar në fushë.

Ekipi portokalli, në xhiron e katërmbëdhjetë arriti ta mposhtë edhe Drenicën, duke rrëmbyer tre pikësh shumë të rëndësishëm e duke vazhduar të jetë në krye të tabelës shkruan GazetaDirekt.

Skuadra nga Suhareka po cilësohet me një sulm të frikshëm,lojtarë cilësorë, me një kryesi të përgjegjshme dhe me një trajner që motivon futbollistët e  tij në çdo ndeshje.

Për formulën e sukseseve dhe rezultateve pozitive të “Xhebrailave”, për konkurrencën e fortë këtë edicion dhe për ekipet rivale për titull për GazetënDirekt, ka folur ndihmës trajneri i Ballkanit, Agim Maliqi.

“Ne kemi një ekip të mirë, skuadër me super lojtarë, që janë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj janë super djem. Forma e mirë e ekipit vjen edhe falë angazhimit të madh nga lojtarë, disiplina puna, pastaj edhe nga kryetrajneri, Ismet Munishi i cili është  motivuesi më i madh. Besoj që kjo formulë ka ndikuar në formën e mirë të Ballkanit”, ka thënë fillimisht Maliqi.

Tutje, ai ka përmendur edhe konkurrencën e fortë që po e karakterizon këtë edicion ligën elitare. Ai, ka treguar disa nga ekipet që i sheh si më rivalë në  luftën për titull, ani pse është shumë herët të flitet  për të.

“Konkurrenca është shumë e fortë këtë kampionat . Por, Ballkani ka një  ekip të kompletuar të përgatitur mirë, kemi fond lojtarësh të bollshëm, që sipas meje këto janë përparësitë tona kundrejt skuadrave tjera.

“ Duhet theksuar se po ashtu kemi një kryesi e cila është afër nesh në çdo moment, presidenti, Arsim Kabashi ,Bali Kabashi të cilët janë të palodhshëm dhe njerëz fantastik.

“Skuadrat rival për titulli i shohim, Dritën ,Prishtinën dhe Gjilani, pa anashkaluar edhe ekipet e tjera ,sepse është ende shumë herët për të folur pasi kanë mbetur edhe shumë ndeshje”, ka përfunduar ndihmës trajneri Ballkanit.

Në ndeshjen vlefshme për xhiron e 15-të, Ballkani pret në shtëpi skuadrën e Arbërisë./GazetaDirekt/