SHPËRNDAJE

Manchester United mund të kthejë sytë kah mesfushori i Fiorentinas, Federico Bernardeschi nëse Interi nuk ul kërkesën prej 55 milionë eurosh për kroatin, Ivan Perisiç, transmeton zeri.info

Jose Mourinho është vënë në ndjekie të reprezentuesit kroat që një kohë të gjatë, por klubi italian nuk pranon një shifër më ulët se 55 milionë euro për shitjen e futbollistit.

Sipas “Mediaset” klubi anglez tani është duke përgatitur planin B.

Manchester United është vënë pas reprezentuesit italian, Bernardeschi, i cili është duke refuzuar rinovimin e kontratës me Fiorentinan.

Kontrata momentale e mesfushorit me klubin italian skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por Fiorentina sërish është duke kërkuar 50 milionë euro për lojtarin e saj.

Bernardeschi realizoi 14 gola dhe 5 asistime në edicionin e kaluar./Zëri