SHPËRNDAJE

Manchester United, nuk ka interes në rrëmbimin e ofertës së Chelseat për të nënshkruar mesfushorin e Monakos, Tiemoue Bakayoko, raporton, Sky Sports.

Raportet kishin sugjeruar se Jose Mourinho ishte i interesuar për të sjellë Bakayoko në Old Trafford pasi ata  sollën sulmuesin, Romelu Lukaku.

Megjithatë, Bakayoko nuk është një objektiv për shefin e United, pasi që Mourinhon është  duke u fokusuar në një marrëveshje për mesfushorin e Chelseat, Nemanja Matic ose Eric Dier të Tottenhamit.

Ndërkohë, Bakayoko pritet të nënshtrohet testeve  mjekësore me Chelsea këtë javë përpara përfundimit të një lëvizjeje afër 40 milionë dollarë në Stamford Bridge./GazetaDirekt.