SHPËRNDAJE

Futbollisti, Anthony Martial nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester United këtë verë, lajm të cilin e ka konfirmuar agjenti i tij, Philippe Lamboley.

21-vjeçari ishte ishte pjesë e grupit të  Jose Mourinhos gjatë gjithë sezonit 2016-17, por nuk ishte gjithmonë një startues dhe bëri vetëm 25 paraqitje në Premier League.

Ishte folur për një kalim të tij të mundshëm tek West Ham, por përfaqësuesi i tij ka hedhur poshtë këto spekulime.

Martial ka arritur që për Manchester United të shënojë  vetëm tetë gola, në 42 udhëtimet e tij në të gjitha garat.\GazetaDirekt