SHPËRNDAJE

Mbrojtësi veteran i Barcelonës, Jeremy Mathieu, ka vendosur të largohet nga Camp Nou, duke bërë një lëvizje drejt Portugalisë .

Mbrojtësi veteran, ka luajtur vetëm 16 ndeshje për ekipin e kampit Nou në sezonin e kaluar në të gjitha garat. Lëndimi në kyçin e këmbës e penguan futbollistin që të jetë aktiv në shumë ndeshje.

Raportet nga Radio Kanal Barcelona kanë treguar se kontrata e Mathieu do të përfundojë në orët e ardhshme, duke u bërë atë kështu futbollist të lirë.

Mathieu, ka kaluar dy sezonet e fundit në Barcelonë, pasi kishte kaluar më parë pesë vjet në Valencia dhe katër para tij në atdheun e tij me Toulouse.

Pritet që ish mbrojtësi i Francës të bashkohet me Sporting CP në një transferim të lirë./GazetaDirekt.