SHPËRNDAJE

Nemanja Matic edhe zyrtarisht është transferuar nga Chelsea në Manchester United për 50 milionë euro

Mesfushori i ri i Manchester Unitedit, Nemanja Matic insiston se nuk ka mundur të refuzojë mundësinë për të punuar sërish me Jose Mourinhon.

Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë në Chelsea, ku ka kaluar vite fantastike.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Manchester Unitedit. Nuk mund të refuzoja mundësinë për të punuar sërish me Jose Mourinhon. Mezi po pres të takohem me bashkëlojtarët e rinj dhe të fillojë të punojë me ta. Dua të bëjë histori me këtë skuadër”, tha Matic për faqen e Unitedit.

Ndërsa në anën tjetër shumë i ngazëllyer është edhe trajneri Jose Mourinho, i cili tha se Matic është perfekt për skuadrën e tij.

“Nemanja është lojtar i Manchester Unitedit, është lojtar i Jose Mourinhos. Ai përfaqëson gjithçka që ne duam nga një futbollist: besnikëri, ambicie, vazhdimësi dhe lojtar ekipor”.

“Dua ta falënderojë për dëshirën e tij që t’i bashkohet Unitedit, sepse ndryshe ky transferim nuk do të ishte i mundshëm. Jam i sigurt që tifozët do ta duan atë. Mirë se vjen numri i ri 31”, tha Mourinho.

Ishte pikërisht Jose Mourinho, i cili në vitin 2013 e kthej Maticin në Chelsea nga skuadra e Benficas. /Express/