SHPËRNDAJE

E pabesueshme, por e vërtetë. Skuadra e McLaren në Formula 1, “i shtrin dorën” armikut historik Ferrarit, për ta furnizuar me motorrë.

Në një situatë normale, çdokush do ta merrte për shaka me pak thërrime kripe këtë lajm, por tashmë është fakt që në tryezën e skuderisë së Maranello, qëndron kërkesa “e dëshpëruar” e McLaren, që kërkon motorrë “borxh” tek Ferrari, pasi furnizuesi i tij Honda, nuk po i jep motorrë konkurues.

Pas më tepër se 35 vjet konkurence “të egër”, me përplasje të më të mëdhenjve të këtij sporti, dy skuadrat “armike”, mund të bëjnë aleancë historike.
Skuderia angleze nuk po arrin të jetë kompetitive, e piloti i blerë me bujë, Fernando Alonso, e ka harruar podin këto sezone, pavarësisht se iu premtua një projekt ambicioz këtë sezon.

E në një kohë kur sponzorët po e braktisin cdo ditë, e kur pilotët e mëdhenj, nuk e shohin si alternativë, McLaren synon të ruajë disi konkurueshmërinë, pavarësisht se mund të çedojë në drejtim të “dinjitetit”.

Por edhe Ferrari nuk e ka të lehtë të pranojë apriori këtë kërkesë, pasi tifozët e saj do të tërboheshin nëse shohin një McLaren me motorri Ferrari. teshehshi.com

Ndaj për momentin, marrëveshja është arritur në parim, por me kushtin që motorrët furnizues të mos jenë të njëjtë me ata që garojnë Vettel e Raikonen, por më pak të fuqishëm.

Çështja ende nuk është mbyllur, por ka mjaft kureshtje, nëse Alonso “do të kalojë” sërish nga Ferrari, por duke qenë pilot i McLaren, apo skuderia britanike, do të “trokasë” diku tjetër, për të mos nëpërkëmbur publikisht dinjitetin.