SHPËRNDAJE

Rrjeti i sigurisë rreth dasmës së Leo Messit dhe Antonela Roccuzzo, që do të mbahet të premten, më 30 qershor, në Rosario (Argjentinë), do të jetë me magnitudë të lartë.

Jo vetëm nga numri i madh i personaliteteve nga bota e sportit apo e argëtimit, të tilla si Shakira, e cila do të marrë pjesë, por edhe nga zona ku është vendosur hoteli.

Leo Messi, ka kërkuar për t’i trajtuar të ftuarit e tij dhe miqtë e dasmës pothuajse me kujdesin e samitit të shefave të shteteve, me rreth 300 persona privatë të sigurimit dhe organeve të ndryshme zyrtare të përfshira.

Siç është raportuar nga “Rosario3”, policia do të mbikëqyrë, po ashtu, ceremoninë. Njerëzit që kanë fluturime të drejtpërdrejta në Rosario do të ketë një trajtim VIP në aeroport, do të lëvizin në zona të pajisura posaçërisht.

Për mysafirët e huaj do të ketë roje në udhëtim. Njerëz të afërt me familjen dhe organizimin e martesës mohuan të kenë punësuar një kompani sigurie me origjinë izraelite.

Kazinoja, e përfshirë në vendpushim, do të vazhdojë të funksionojë normalisht dhe, përveç pajisjes së saj të zakonshme të sigurisë, do të shfaqë përforcime shtesë, të siguruara nga organizatorët e dasmës./GazetaDirekt.