SHPËRNDAJE

Lionel Messi dhe gruaja e tij e re Antonella, janë duke i kaluar ditët e fundit të muajit të mjaltit të tyre së bashku me lojtarin e ekipit, Luis Suarez dhe familjen e tij.

Yjet e Barcelonës , ditët e nxehta  janë duke i kaluar në Ibiza, para se ata ta kthejnë vëmendjen e tyre për  sezonin e ardhshme.

Disa ditë më vonë ekipi i Barcelonës do të fluturojë për në Amerikë për një kamp stërvitor dhe ndeshjet miqësore  të cilat do t’i zhvillojë kundër Juventusit, Manchester United dhe Real Madrid.

Messi  është martuar  me partneren  e tij, Antonella në një ceremoni mega luksoze  në vendlindjen e tij Rosario më 30 qershor./GazetaDirekt.

Honeymoon❤️

A post shared by AntoRoccuzzo88 (@antoroccuzzo88) on