SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic është kthyer në stërvitje dhe mund të kthehet kundër Udineses të Dielën.

Sulmuesi kroat ka qenë jashtë që nga 27 shtatori, kur lëndoi bërrylin e tij kundër Crotone, por është kthyer në stërvitje me grupin këtë javë,përcjell GazetaDirekt.

Calciomercato zbulon se ai ishte në stërvitje sot dhe kthimi i tij në fushë është afër.

Milan do të ndeshet me Sparta Pragën në Ligën e Evropës këtë javë, por Rebic mund të jetë i disponueshëm kur Milani të udhëtojë në Udinesë të Dielën./GazetaDirekt/