SHPËRNDAJE

Milani është duke shpresuar në transferimin e dy futbollistëve të Fiorentinas, sulmuesit, Nikola Kalinic dhe mesfushorit, Milan Badelj.

Fiorentinas ka ulur kërkesën e saj prej 30 milionësh për Kalinicin, kurse Badelj ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin italian.

Sipas gazetës “Tuttosport” Milani dëshiron të bëj një ofertë për dyshen e futbollistëve.

Milan Badeljit do t’i interesonte një bashkim me ish trajnerin e tij, Vincenzo Montella. Reprezentuesi kroat do të kushtonte rreth 5 milionë euro.

Gjitashtu së fundmi Badelj ka ndërruar menaxherin e tij dhe ka punësuar Alessandro Luccin, i cili është gjithashtu menaxheri i Montellas dhe lojtarit të ri të Milanit, Leonardo Bonucci.

Ndërkohë për Kalinicin, Milani tash e disa kohë është vënë pas tij.

Gjatë edicionit të kaluar sulmuesi kroat ka shënuar 20 gola në 42 paraqitje me Fiorentinan.