SHPËRNDAJE

James Forrest dëshiron të jetë në të njëjtin grup me kampionin e Evropës, Real Madrid

Futbollisti i Celticut, James Forrest insiston se kanë luajtur shumë shpesh ndaj Barcelonës në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Ai shpreson se kësaj radhe do të jenë në të njëjtin grup me Real Madridin.

“Ne jemi duke pritur shortin e së enjtes. Ne jemi takuar disa herë në vitet e fundit, do të ishte mirë nëse kësaj radhe do të ishte Real Madrid”, tha Forrest për mediat britanike.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të zhvillohet nesër me 24 gusht në Monaco me fillim nga ora 18:00.