SHPËRNDAJE

Arsenalit iu është refuzuar oferta të cilin kishin bërë për sulmuesin Thmoas Lemar nga Monaco, transmeton gazetadirekt.com.

Klubi londinez kishin shpresuar se Lemar do të bëhej transferimi i dytë i kësaj vere, pas nënshkrimit me mbrojtësin, Sead Kolasinac.

Por, Monaco e cila tashmë ka shitur mesfushorin, Bernardo Silva te Manchester City, nuk duan që të largojnë shumë yje gjatë kësaj vere.

Monaco është e gatshme që t’i ofroj Lemarit një rinovim të kontratës.

21-vjeçari impresionoi me paraqitjet e tij gjatë edicionit të kaluar dhe kishte arritur të realizonte 14 gola dhe 11 asistime. /gazetadirekt.com