SHPËRNDAJE

 

Kosova nijet si vend i cili “kultivon” sportistë shumë të talentuar, e veçanërisht në sportet individuale.

Sportet si Xhudo, boksi janë vatrat ku kanë dalë sportistë që kanë sjellë medalje e tituj evropian e botëror, shkruan GazetaDirekt.

E njëri nga sportistët që ka lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare është boksieri nga Klina, Sherif Morina.

Boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, ka arritur që vitin që lamë pas të fitojë titullin botëror, “Boxing Council World Super Light Title”.

Rruga e tij deri te titujt e fituar Kampioni i botes në  GBC  nuk ka qenë shumë e lehtë, por që Morina asnjëherë nuk është dorëzuar duke bërë krenarë çdo shqiptar me suksesin e tij.

Madje ai ka pasur të boksojë edhe me 28 nëntor, por për shkak të pandemisë  ende nuk dihet saktësisht nëse do të jetë ndeshje për titull apo ndeshje e rregullt.

31 vjeçari nga Rrafshi i Dukagjinit në karrierën e tij ka tre tituj GBC World title, UBO – Internacional Title dhe WBF Internacional Title./GazetaDirekt/