SHPËRNDAJE

Jose Mourinho ka deklaruar se është një nder për skuadrën e tij, të ballafaqohet me Real Madridin në Superkupën e Evropës.

Manchester United me 8 gusht si kampion i Europa League, do të përballet me Real Madridin, për Superkupën e Evropës në qytetin e Shkupit.

“Do të jetë nder, për secilin ekip që fiton Europa Leaguen duhet të ndihet i nderuar që ka për kundërshtar ekipin më të mirë të Evropës, i cili është kampion i Evropës. Është një mundësi fantastike”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

Përballja e 8 gushtit e vë Mourinhon përballë ish ekipit të tij, Real Madrid, të cilën e ka drejtuar për tre sezone (2010/2013), me të cilën skuadër ka fituar La Ligan, Kupën dhe Superkupën e Spanjës.