SHPËRNDAJE

KF Vllaznia e Pozhoranit, këtë edicion arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke e fituar të drejtën që për herë të parë në histori të klubit të garojë në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Vitia ka filluar të organizohet duke u përforcuar me shumë futbollistë të rinj, e duke e vazhduar kontratën edhe me disa futbollistë të cilin ishin pjesë e këtij suksesi.

Njëjtë ka vepruar edhe njëri ndër futbollistët kyç të kësaj skuadre, Ardian Musafa. Ai do të vazhdojë të jetë edhe më tutje pjesë e Vllaznisë, pasi që ka vazhduar kontratën me Vllazninë.

“Vendosa që edhe më tutje ta bartë fanellën e këtij klubi, ku kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Falënderoj shumë kryesinë dhe tifozët të cilët ma kanë dhënë mundësinë qe edhe më tutje ta shfaqi kontributin tim për skuadrën

Besoj që me këtë ritëm të lartë të punës, do të vazhdojmë të lëjmë gjurmë edhe në Superligë”, ka thënë për GazetënDirekt,mesfushori, Mustafa .

Rikujtojmë se Vllaznia e Pozhoranit fitojë të drejtën të garojë në Ligën elitare, pasi që në barazh mposhti ekipin e Ferizajt./GazetaDirekt.