SHPËRNDAJE

Një e papritur e madhe ndodhi në Grand Slemin e Uimbëlldonit. Tenisti numër 2 I botës, Rafael Nadal, u mund pas gati 5 orësh nga Zhil Myler.

U duk se nuk do të përfundonte kurrë, por e pati një cak.
Uimbëlldoni pati ndeshjen e tij më epike të sezonit, që hyri përfundimisht në histori për shkak të së papriturës së madhe.
Rafael Nadal, kampioni I Rolan Garosit dhe një nga favoritët, I tha lamtumirë fushave londineze me bar, I mposhtur nga Zhil Myler.
U deshën pesë sete, dhe plot 4 orë e 47 minuta lojë që legjenda spanjolle të dorëzohej më në fund.
Myler fitoi dy setet e parë, 6-3 e 6-4, por Nadal nuk e humbi besimin dhe barazoi rezultatin.
Setet e fituara prej tij ishin po 6-3 e 6-4.
Tenisti nga Luksemburgu, gjithsesi, e vazhdoi pozitivisht ndeshjen, I bindur se po luante shumë mirë dhe kjo e shpërbleu.
Seti final ishte një maratonë, pasi nuk kishte lojë vendimtare, praj “taj brejk”.
Vetëm ky set zgjati 2 orë e një çerek, gati sa gjysma e ndeshjes, dhe ishte një garë e përgatitjes fizike dhe e durimit.
Në fund, as edhe Nadali, simboli I rezistencës dhe shpirtit luftarak, nuk mundi të përballonte vendosmërinë dhe qetësinë e Mylerit.
Një goditje e rëndë për njeriu që ka fituar 15 Grand Sleme, vetëm 3 më pak se rekordmeni Rozher Federer, të cilit dëshironte t’i afrohej edhe më shumë.
Pritej që Rafa të luftonte në gjysmëfinale me Andi Marrejn dhe të arrinte një tjetër finale të Çmimit të Madh pas asaj të humbur në Australian Open ndaj Federerit dhe fituar në Rolan Garos kundër Vavrinkës.
Zhil Myler u bë hero në mënyrë krejt të papritur.
Pikërisht pranë fundit të karrierës, në moshën 34-vjeçare ai arriti renditjen më të mirë të jetës, vendin e 26-të në botë në muajin maj.
Pikërisht këtë vit fitoi dy turnetë e vëtëm në karrierë, në Sidnei dhe Rikoh Open, dhe arriti çerekfinalen e Uimbëlldonit.
Është e dyta herë që mbërrin deri këtu pas Rolan Garosit në 2008, dhe shpreson të shkojë më larg, duke pasur sukses në përballjen me kroatin Marin Çiliç.