SHPËRNDAJE

Në vikend luhen ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Kosovës në volejboll. Në konkurrencën e femrave kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në Gjilan, ku ekipi i Dritës do të takohet me M Technologie nga Prishtina.

Kjo ndeshje mund të jetë edhe përcaktuese për titullin e Kampionit vjeshtor. Ndeshja transmetohet live në RTK4.

Në konkurrencën e meshkujve ndeshja derbi do të zhvillohet në Ferizaj, ku ekipi vendas do të takohet me Theranden. Të dyja ekipet deri më tani janë pa humbje.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Prishtina Volley dhe Pejës.

Të bashkangjitur mund ti gjeni terminët e të gjitha ndeshjeve që zhvillohen në vikend/Gazeta Direkt/