SHPËRNDAJE

Paris Saint Germman i ka thënë Manchester United se duan Anthony Martial si pjesë e marrëveshjes  për Marco Verratti.

Jose Mourinho po dëshiron të bëjë një goditje për mesfushorin dhe po e llogaritë  si nënshkrimin e tij të tretë në skuadër.

Por ai do të duhet të përfshijë sulmuesin francez të tij Martial në ofertën prej £ 60million për yllin, raporton, Daily Mirror.

Mourinho nuk dëshiron që Martial të largohet dhe krerët e Old Trafford vazhdojnë të kenë dialog me francezët me shpresën se mund të arrihet një marrëveshje./GazetaDirekt.