SHPËRNDAJE

Neymar ka befasuar të gjithë me të ardhmen e tij, ku ka thënë se nuk e dëshiron pensionimin tek Barcelona.

Ylli brazilian që po kërkohet nga Manchester United dhe PSG, ka thënë se ëndrra e tij është që të luaj për Flamengon, dhe ta shikoj stadiumin “Maracan” të mbushur plotë me tifoz.

“Ëndrra ime është që të luaj për Flamengon dhe ta shoh stadiumin Maracan të mbushur plotë me tifozë”, ka thënë Neymar për televizionin brazilian “Canal Esporte Interativo”, transmeton ORAinfo.

“Dua që në Brazil t’i jap fund karrierës time dhe të luaj atje dhe ta shijoj futbollin si vite më parë”, ka thënë brazilian duke lënë të kuptohet se nuk është i lumtur tek Barcelona.