SHPËRNDAJE

‘Po shkoj në PSG’ , këto janë fjalët që thuhet se Neymar i ka thënë disa prej bashkëlojtarëve të tij në Barcelonë.

Në fakt, sipas gazetës franceze ‘Le Parisien’ , sulmuesi brazilian i cili është i angazhuar në turneun amerikan me klubin, thuhet që do të njoftojë edhe pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit.

Pas vendimit të Neymar për tu transferuar në klubin nga Parisi, PSG tani është e gatshme t’i ofrojë një rrogë të çmendur mes 30-40 milionë euro në sezon. Klubi francez gjithashtu janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit, që kap shifrat prej 222 milionë euro.