SHPËRNDAJE

Everton është shumë afër blerjes së tretë të kësaj merkatoje, me M’Baye Niang që pritet t’i bashkohet skuadrës së Ronald Koeman, sipas një gazetari italian.

Emanuelle Giulianelli raporton se Everton do të nënshkruajë me sulmuesin e AC Milan, i cili pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore të shtunën, njofton Transferimet.com.

Koeman deri më tani ka shpenzuar 30 milion funte për portierin Jordan Pickford dhe 24 milion funte për mesfushorin Davy Klaassen, dhe Niang pritet t’i kushtojë 16 milion euro.