SHPËRNDAJE

Ylli i Atletico Madridit, Saul Niguez ka nënshkruar kontratë të re 9-vjeçare me klubin spanjoll, transmeton zeri.info

22-vjeçari, i cili konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më premtues në Evropë, ishte lojtar kyç gjatë edicionit të kaluar me Atletico Madridin.

Ai ka luajtur 53 ndeshje me Atleticon gjatë edicionit të fundit dhe kishte arritur të realizonte 9 gola, 4 prej të cilave në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur sepse në Atletico, ne jemi si një familje dhe nuk ka vend më të mirë se ky.”, ka deklaruar Saul për uebfaqen e klubit.

“Do të punoj me potencialin tim të plotë për t’ia shpërblyer klubit besimin që ma ka dhënë. Dua të falenderoj të gjithe bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve për ndihmën e tyre. Falë tyre, sot jam ky lojtar.”, shtoi reprezentuesi spanjoll.