SHPËRNDAJE

Futbollisti Nolito, duket se nuk është i kënaqur me pozicionin e tij në skuadër, pasi që thotë se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka humbur besimin tek ai, por ende pret që skuadra e Premier League të kërkojë një pagesë të madhe për shërbimet e tij.

Futbollisti spanjoll, ka pranuar se është i gatshëm të bashkohet me ish-klubin Celta Vigo dhe Sevilla, dy nga klubet që ai ka qenë shumë i lidhur, por nuk pret që e ardhmja e tij të zgjidhet me shpejtësi.

Nolito, luajti vetëm nëntë ndeshje të Premier Ligës nën drejtimin e Guardiola, prandaj preferon që të largohet nga Liga angleze.