SHPËRNDAJE

Nolito tashmë mund të quhet lojtar i ri i Sevillës.

Spanjolli pritet që sot t’i kryej testet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratën e tij të re, e cila do ta lidhë atë me Sevillën për tre sezonet e ardhshme.

Manchester City do të përfitoj 9 milionë euro nga shitja e sulmuesit, i cili do mbush 31 vite në muajin tetor.

Nolito është lojtari i pestë i Sevillas për sezonin e ardhshëm pas ardhjes së Banega, Pizarro, Muriel dhe Corchia. /Indeksonline/