SHPËRNDAJE

Kina kërkon të pushtojë botën futbollit dhe për ta bërë këtë ka zgjedhur rrugën më efikase, atë të parave. Pak ditë më parë doli në skenë një ofertë stratosferike për një prej lojtarëve më cilësor në planet, Cristiano Ronaldon, 180 milion euro. Megjithatë edhe më e çmendur është shifra që raporton sot e përditshmja e njohur madrilene “As”. Kjo media e shkruar që është dalluar gjithnjë për marrëdhëniet e ngushta me Realin thekson se së fundmi ka mbërritur një tjetër ofertë edhe më e lartë, 200 milion euro për kartonin e yllit nga Madeira.

Mësohet se gjithçka është serioze aq se drejtuesit e klubit kinez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur janë gati të udhëtojnë për në Madrid, me qëllim nisjen e një bisede zyrtare me drejtuesit e “Los Blancos”. Akoma më tronditëse për ne tokësorët e thjeshtë është paga vjetore e cila raportohet ti jetë ofruar Cristiano Ronaldos, 120 milion euro në sezon.

Shifra vërtetë të larta dhe vështirë të refuzueshme, megjithatë mbetet për tu parë nëse Real i Madridit është gati të heqë dorë nga 4 herë fituesi i topit të artë, apo nëse vetë 32 vjeçari do të pranonte të largohej nga niveli më i lartë i futbolllit për tu transferuar në kampionatin kinez.