SHPËRNDAJE

Rick Karsdorp është operuar në gju dhe do të mungojë për katër javë.

Mbrojtësi holandez, Rick Karsdorp do të mungojë në katër javët e ardhshme, për shka të një operacioni që ka pasur sot në gjurin e djathtë.

Ai ditë më parë u transferua në Romë nga Feyenoord, por gjatë testeve mjekësore u vërejte një problem në gjurin e tij.

Drejtuesit e Romës menduan se operimi ishte zgjedhja më e mirë, në mënyrë që sezonin ta nis ashtu siç duhet.

“Të hënën në mëngjes mbrojtësi i djathtë Rick Karsdorp me sukses është operuar në gjurin e tij të djathtë”, thuhet fillimisht në njoftimin e Romës.

“Operacioni ka shkuar shumë mirë dhe nuk ka pasur asnjë komplikim. Lojtari pritet të shërohet brenda katër javësh”.