SHPËRNDAJE

Futbollisti i ri kosovar, Shkëlqim Pacolli, la futbollin kosovar për të i’u bashkangjitur atij suedez, saktësisht ekipit, Fc Linköping City.

Ai këtë transferim te ekipi suedez po e e sheh si mundësi që në një të ardhme të afërt t’i bashkohet ndonjë skaudër më të madhe evropiane.

Ish-futbollisti i Besës së Pejsës dhe Hajvalisë, tregon së është pritur shumë mirë nga lojtarët dhe zyrtarët e ekipit, derisa premton se do të angazhohet maksimalisht në skuadrën e re.

“Kam arritur që shumë shpejtë të ambientohem në këtë skuadër. Kam pasur një pritje të ngrohët si nga ana e zyrtrëve të klubit e po ashtu edhe nga ana lojtarëve. Tani më mbetet të angazhohem dhe ta tregoj formën time.

Transferimi im u bë i mundshëm, falë mbështetjes dhe punës së palodhshme të menaxherit tim, Jeton Rujkovcani dhe Labinot Graincës. Kalimi im në futbollin suedez është meritë e këtyre dy personave, të cilët arritën të ma plotësonin ëndrrën time”, ka thënë për GazetënDirekt, mesfushori, Pacolli.

Talenti i ri i cili është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës U-21, ka bërë debutin në ekipin e tij të ri, derisa formën e lartë e ka shfaqur menjëherë duke qenë asistues të një goli./GazetaDirekt.