SHPËRNDAJE

Paulinho zbuloi në një intervistë me Globoesporte, se Barcelona i ka bërë një ofertë për të marrë shërbimet e tij.

“Ka pasur kontakte me agjentin. Ka pasur një ofertë dhe jemi në bisedime. Jam në një moment shumë të lumtur në jetë dhe në karrierën time, është e vështirë të vendosesh në një kohë si kjo”. Indeksonline

“Jam shumë i lumtur që një klub fantastik si Barcelona interesohet për mua, është diçka e jashtëzakonshme” përfundoi mesfushori brazilian.