Sulmuesi i Real Madrid, Lucas Vazques, do të bëhet pjesë e Ligue 1, më saktë do të bëhet pjesë e klubit Lyon.
Gazetari francez, Baptiste Ripart, ka njoftuar përmes Twitter se Lyon ka arritur marrëveshje me Real Madrid për të marrë spanjollin, për 65 milionë euro + 5 milionë si bonus, përcjell Klan Kosova.
Ajo që e bënë këtë informacion të besueshëm është se francezi poashtu ishte i pari qe kishte bërë me dije se Lemar do të transferohej në Athletico Madrid.
E i njëjti pati lajmëruar edhe se Antoine Griezmann do të qëndronte në Atleti.
Vazques i cili ka fituar tre Champions League të njëpasnjëshme me Real-in, ka luajtur 53 ndeshje sezonin e kaluar, në të cilat ka shënuar 8 gola dhe e ka dhënë 16 asiste.