SHPËRNDAJE

Kombëtarja turke po ballafaqohet me probleme të njëpasnjëshme.

Pasi e përjashtoi prej kombëtares mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan si pasojë e kacafytjes me një gazetar turk, tani Turqia ka probleme edhe me lëndime.

Serdar Guler, mesfushori i Genclerbirligi, ku luan edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka pësuar një lëndim dhe me këtë rast nuk do të paraqitet në takimin e së dielës kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është lënduar edhe këmbëshpejti i Fenerbahçes, Volkan Sen, i cili nuk dihet nëse do të luajë në stadiumin shkodran Loro Boriçi, megjithëse, mediat turke raportojnë se gjasat janë minimale.

Kujtojmë se ndeshja e vlefshme për kualifikimet e kampionatin botëror Rusia 2018, do të luhet të dielën me fillim në ora 20:45.