SHPËRNDAJE

Skuadra e futsalit, FC Besa nga Peja, ka bërë edhe goditjen e radhës duke u përforcuar me portierin e përfaqësueses së Kosovës në futsal, Arbnor Krasniqin.

Lajmin e ka bërë të ditë vetë portieri me anë të një postimin në rrjetin social facebook, për të cilin ky transfer llogaritet si një eksperiencë e re në karrierën e tij si sportist.

“Faleminderit gjithë ish-bashkëlojtarëve dhe publikut në Fc Liburn për momentet që kaluam së bashku. Pasi fituam të gjitha trofetë e mundshëm, mendoj se është koha për një eksperiencë të re.

Nga sot zyrtarisht jam pjesë e FC Besa, e falënderoj trajnerin,  Adnan Hyseni për besimin e dhenë. Do të punoj fortë që këtë besim t’ia shpërblejë me trofe”,ka përfunduar Krasniqi.

Krasniqi në fanellën e Liburnit arriti t’i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në futsalin kosovar, derisa me skuadrën e re ka bërë kontratë 3 vjeçare./GazetaDirekt