SHPËRNDAJE

Futbollisti kosovar, Liridon Balaj po vazhdon të lejë gjurmë në futbollin zviceran.

Paraqitjet e tij të mira për skuadrën zvicerane Aarau, nuk kanë kaluar pa u komentuar si nga mediat zvicerane, po ashtu edhe ato kosovare.

Mesfushori pejan i cili cilësohet për shpejtësinë, teknikën dhe  forcën e tij në duele, ka arritur që shumë shpejtë të përshtatet me futbollin zviceran,  duke e ndihmuar skuadrën e tij me tetë gola, ku nuk ka munguar as hat-triku nga ai.

 

Balaj, shprehet tejet i lumtur që me kontributin e tij po arrin ta ndihmojë ekipin me të cilin ka kontratë deri me 2021.

“Jam tejet i kënaqur që po arrij ta ndihmoj skuadrën. Sukseset arrihen e falë bashkëpunimit të mirë që kemi brenda në ekip. Nëse atmosfera është e mirë, padyshim që golat nuk mungojnë.

“Kur mundi dhe djersa kthen në rezultate pozitive, harrohet çdo lodhje e sakrificë. Shpresojë që me të njëjtin ritëm të vazhdojmë edhe më tutje”, ka deklaruar ish- futbollisti i Besës së Pejës për GazetënDirekt.

Siç do lojtarë me prespekivë, edhe Balaj ka ëndrrat dhe dëshirat për të ardhmen.

Ai ka bërë të qartë se ëndërron të luajë në Bundesligën gjermane.

Kujtojmë se duke parë formën mbresëlënëse të tij, mesfushori  tashmë i Aarau-s  është ftuar edhe nga Përfaqësuesja U-21 e Kosovës./GazetaDirekt/