SHPËRNDAJE

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon të sjellë ndeshje tejet interesante.

E një duel i tillë i rëndësishëm  pritet të zhvillohet nesër mes Dritës dhe Llapit, ndeshje kjo vlefshme për xhiron e parë në Superligën e Kosovës.

Kjo javë nuk ishte  zhvilluar për shkak se skuadra e Dritës ishte pjesëmarrëse në garat evropiane, shkruan GazetaDirekt.

E për këtë përballje nga radhët e Llapit, ka folur njëri nga futbollistët më të mirë të skuadrës llapjane , Elvis Prençi.

Mbrojtësi pranon se do të jetë duel i vështirë, por që do të mundohen të dalin me një rezultat pozitiv nga ajo përballje.

“Sigurisht do të ishte mundësi shumë e mirë në qoftëse  do të dalim dhe nesër me një rezultat pozitiv nga Gjilani.

“E një rezultat i tillë do të kishte vlerë të dyfishtë ndaj kampionit siç është Drita.

“Jemi koshient për forcën e Dritës duke ditur lojtarët që ka në përbërje, por normal i dimë dhe cilësitë e ekipit tonë dhe kjo na bënë të besojmë te rezultati pozitiv”, ka deklaruar mbrojtësi i Llapit për GazetënDirekt.

Ndeshja mes Dritës e Llapit do të zhvillohet nesër nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan./GazetaDirekt/