SHPËRNDAJE

Gjeneva ishte vendi ku është hedhur shorti për kualifikimet për Ligën e Kampionëve të basketbollit.

Klubi i basketbollit të Prishtinës ka mësuar edhe kundërshtarët e parë, të cilët vijnë nga shteti polak.

“Plisat” do të takohen me skuadrën e fortë dhe disa herë kampione e Polonisë, Legia Warshava.

Prishtinasit në rast e kalojnë skuadrën gjelbërbardhë atëherë do të ketë një kundërshtar edhe më të fortë.

Nizhny Novgorod, skuadra ruse, do të mund të jetë kundërshtar i kampionit të Kosovës për kualifikimet për garën evropiane të basketbollit.

Prishtina do të mund ta vendoset në grupin C, në rast të kualifikimit dhe do të ballafaqohej me Benficën, Mornari dhe Groningeni