SHPËRNDAJE

Paris Saint Germain nuk dëshiron të zgjasin interesimin për  Neymar, raporton  L’Equipe të mërkurën. Klubi parisien e di se sa  e vështirë  është  të konkretizojë  një transferim të një lojtari siç është Neymar.

Ata janë të vetëdijshëm se kuadri financiar nuk është i lehtë, por e realizueshme. Ata duan të kenë javën e ardhshme një përgjigjeje të fundit, nga Barcelona, përkatësisht nga braziliani.

Për këtë arsye, portugezi Arturo Hernique, drejtori i ri sportiv, ka kërkuar që  Neymar të përcaktohet dhe ta japë një përgjigje  për të mbyllur kështu përfundimisht  këtë punë.

Përndryshe, nëse ky përforcim nnuk realizohet  PSG  do të fillojë ta hedhë grepin tek futbollistët tjerë siç janë  Alexis ose Mbappé ./GazetaDirekt.