SHPËRNDAJE

Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen Cristiano Ronaldos, i cili thuhet se do të largohet nga Real Madridi.

Akuza për mashtrim me tatime, e ka detyruar superyllin portugez që të mendojë për një largim nga Spanja, duke qenë se mes tjerash, rrezikon edhe dënimin me burg.

Marca raporton se Paris Saint-Germaini i ka bërë ofertë 32-vjeçarit, të cilën është duke e shqyrtuar.

CR7 pritet të mbajë një takim me presidentin e Realit, Florentino Perez, për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.

Natyrisht se oferta e PSG-së është luksoze, porse pritet të shihet se çfarë shume do të kërkojnë Los Blancos për të.