SHPËRNDAJE

Paris Saint-Germain është duke shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Interit, Ever Banega, transmeton zeri.info

Argjentinasi mund të preferoj klubin francez para Sevillës duke marrë parasysh se Interi dëshiron të përfitoj sa më shuëm nga shitja e tij.

Mesfushori iu bashkua klubit italian si lojtar i lirë gjatë verës së kaluar, por nuk ka arritur që të lërë shenjë në kampionatin italian.

Banega nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Interit, Luciano Spalleti dhe pritet të largohet.

Së fundmi ishte pritur transferimi i argjentinasit te ish klubi i tij, Sevilla por hyrja në garë e PSG-së mund të ndryshoj gjithçka.

Klubi parizien i ka ofruar lojtarit argjentinas një kontratë pesë-vjeçare me një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh./Zëri